Vidhen stoli ari, para e një pistoletë në një shtëpi në Klinë

Vidhen stoli ari, para e një pistoletë në një shtëpi në Klinë

Kronika July 22, 2019 - 10:35
Lexo Detajet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një vjedhje në Klinë.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se, ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij, dhe nga aty kanë arritur të vjedhin një sasi stoli ari dhe argjendi, para të gatshme, si dhe një pistoletë për të cilën ankuesi posedonte leje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, ndërsa rasti është duke u hetuar nga policia.