Theret me thikë një grua në Istog
Kronika
July 20, 2019 - 22:36
Lexoni detajet
Një grua e moshës 35-vjeçare është therur me thikë sot në Istog.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Driton Rugova, i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:08 minuta.
“Sot rreth orës 13:08 minuta, Policia është informuar se në Spitalin Rajonal të Pejës është sjell një person i lënduar, i gjinisë femër 1984, e cila është duke u trajtuar dhe sipas mjekëve gjendja është stabile” tha Rugova për Insajderin.
“Në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante përkatëse dhe Prokurori i Shtetit. Dyshohet se viktima ka marrë plagë nga mjet i mprehtë, thikë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar dhe rasti po dyshohet si ‘vrasje në tentativë”, ka thënë më Rugova.