Rrahja e dytë në Prishtinë brenda 1 ore, Policia arreston tre persona tek ‘New Born'

Rrahja e dytë në Prishtinë brenda 1 ore, Policia arreston tre persona tek ‘New Born'

Kronika July 20, 2019 - 21:37
Lexoni detajet

Edhe një rrahje tjetër ndodhi sonte në Prishtinë. Pas rastit fatal në ‘Pejton’, dia persona u përleshën edhe tek ‘New Borni’ rreth orës 19:00.

Lajmin e ka konfirmuar për Periskopin zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi. Ai thotë se u arrestuan tre persona.

‘’Ka qenë një rrahje, një polic në rroba civile ka intervenenuar, pastaj kane asistuar edhe policë në uniformë dhe kanë shoqeruar tre te dyshuar ne Stacionin Policor Qendra’’, tha ai.

Të dyshuarit ishin në një kafiteri dhe në momentin kur kanë dashur të largohen, janë arrestuar nga policët civilë.

Një person ka vdekur sot si pasojë e lëndimeve të rënda gjatë një rrahje te nënkalimi i rrugës “Bill Clinton” në Prishtinë.

Policia ka thënë se personi është dërguar në emergjencë, por për shkak të lëndimeve, ka ndërruar jetë.

“Në ora 17:51, policia ka pranuar një informatë për një rrahje tek nënkalimi i rrugës “B.Kllinton” saktësisht tek shkallët. Një person është dërguar në emergjencë, i njëjti kishte pësuar lëndime të rënda tek shkallët e nënkalimit dhe si pasojë ka ndërruar jetë”, ka thënë ai. Ai ka deklaruar se këto janë të dhënat fillestare dhe se Policia po mbledh informacione tjera rreth rastit.