Një femër dhunohet e keqtrajtohet seksualisht pas një ndeje në një klub nate në Gjakovë

Një femër dhunohet e keqtrajtohet seksualisht pas një ndeje në një klub nate në Gjakovë

Kronika korrik 19, 2019 - 15:15
Lexoni detajet

Në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, një femër në Gjakovë është dhunuar seksualisht dhe është incizuar gjatë aktit, pasi i kishte besuar një personi për ta shoqëruar atë në shtëpi pas një ndeje në një klub nate.

Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka sqaruar rastin dhe sot ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore të Gjakovës që të pandehurit L.H. nga Deçani t’ia caktojë masën e paraburgimit për shkak të dyshimit se e ka dhunuar viktimën H.M.

Gjatë dhunimit, i pandehuri e kishte kapur për fyti viktimën duke e incizuar gjatë aktit seksual dhe duke e kërcënuar se nëse do ta raportonte rastin në Polici, do t’ia publikonte videon.

“Rasti ka ndodhur me 18.07.2019, në orët e hershme të mëngjesit, në Gjakovë, ku pasi janë larguar nga një Klub i natës, e dëmtuara H.M., kishte kërkuar nga i dyshuari  L.H., që ta shoqërojë në shtëpinë e saj, ku pasi që janë nisur, i njëjti nuk e ndalon viktimën në vendin e kërkuar por e ndalon veturën në një rrugë,  dhe duke e kapur për fyti dhe kërcënuar, me dhunë dhe pa dëshirën e saj e kryen aktin seksual, dhe të njëjtën e incizon gjatë aktit, duke e kërcënuar se në qoftë se e paraqet rastin në Polici, do ta publikonte  videon”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Prokurori i rastit ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit L.H. në afat prej 30 ditësh.