Prokuroria dhe Policia deklarohen për vrasjen e 11-vjeçarit nga Fushë Kosova

Prokuroria dhe Policia deklarohen për vrasjen e 11-vjeçarit nga Fushë Kosova

Kronika July 19, 2019 - 12:47
Lexoni detajet

Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës me anë të një deklarate të përbashkët shprehin ngushëllimet për vrasjen e fëmijës 11-vjeçar më 17 korrik në Fushë Kosovë.

Ata sqarojnë se i dyshuari për vrasjen e të miturit është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim ndërsa nuk kanë sqaruar me asnjë fjalë se pse nuk kanë marr veprime paraprakisht, edhe pse i njëjti ishte lajmëruar nga familjarët se e ka dhunuar seksualisht të miturin K.Veseli.

Deklarata e Prokurorisë dhe Policisë Më 17 korrik, një djalosh i vogël nëntë vjeç u vra në Fushë Kosovë.

Vendi ynë, institucionet e drejtësisë dhe qytetarët janë të tronditur nga humbja tragjike e djaloshit të ri.

Me zemër dhe shpirt ndajmë dhembjen me familjen dhe miqtë.Vrasësi i dyshuar është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim.

Policia e Kosovës dhe Kryeprokurori i Shtetit i Republikës së Kosovës, po punojnë së bashku në rishikimin e plotë të procedurave, veprimeve dhe rrethanave të kësaj tragjedie të hatashme.

Do të punojmë me zell për të trajtuar mangësitë e identifikuara dhe për të zhvilluar protokolle më të mira, të cilat do të mbrojnë më mirë qytetarët, veçanërisht ata që janë më të cenueshëm në shoqërinë tonë. I shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes në këto momente të rënda.