Ngjarje e rëndë në Durrës: 5 djem e lidhin dhe e dhunojnë vajzën 8 vjeçare

Ngjarje e rëndë në Durrës: 5 djem e lidhin dhe e dhunojnë vajzën 8 vjeçare

Kronika korrik 19, 2019 - 12:10
Lexoni detajet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një vajzë vetëm 8-vjeçe është përdhunuar nga 5 djem. 

Ngjarja është regjistruar dy javë më parë, në ambientet e shkollës 9-vjeçare ““Myslim Hida”, në zonën e Arapajt në Durrës.

Sipas burimeve të korrespondentit të “PANORAMA”, përdhunuesit kanë qenë djem të moshës 15, 16 dhe 17-vjeç, ndërsa edhe vajza edhe agresorët janë banorë të kësaj zone.

Mësohet se djemtë e kanë marrë dhe e kanë lidhur të miturën në katin e katërt të kësaj shkolle, dhe më pas kanë kryer veprime seksuale me forcë.

Vajza e vogël është gjetur e lidhur nga mësuesit e shkollës.

Ngjarja e cila ka ndodhur dy javë më parë, është mbajtur e fshehtë nga Policia e Durrësit, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.