Aksident në Skenderaj, numër i madh i të lenduarve

Aksident në Skenderaj, numër i madh i të lenduarve

Kronika July 19, 2019 - 10:47
Lexo tjera detaje

Në orët e hershme të mëngjesit sot, ka ndodhur një aksident i rëndë në Skenderaj.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar pesë persona.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për “Zëri.info”, ka njoftuar se pesë të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Sipas Zahitit nga hetimet e bëra shkaktar i aksidentit ka qenë marrja e përparësisë së kalimit.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 8:30 në Skenderaj.Të përfshira në aksident dy vetura civile,ku si pasoj lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë

Nga hetimet e bëra ne vendin e ngjarjes, shkaktar i aksidentit konsiderohet marrja e përparësisë së kalimit “, tha Zahiti./ZËRI