Policia aksion në orët e vona të natës në Prizren

Policia aksion në orët e vona të natës në Prizren

Kronika July 19, 2019 - 09:45
Lexoni detajet

Në rajonin e Prizrenit është duke vazhduar plani operativ për kontrollimin e lokacioneve dhe personave të dyshimtë.

Policia gjatë orëve të mesnatës ka kryer disa bastisje të lokaleve dhe personave ku dyshohet se mund të kryhet veprimtari ilegale dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Aktiviteti është realizuar në bashkëpunim edhe me inspektorët komunalë dhe me njësitë e hetimeve të Drejtorisë Rajonale në Prizren.

Gjatë kontrollimit dhe realizimit të këtij plani operativ, gjatë mesnatës Policia ka ushtruar kontroll në njërin nga lokalet në rrugën ‘Tranziti i vjetër’, i frekuentuar nga qytetarët dhe pas kontrollimit të disa personave të dyshimtë dhe automjeteve është gjetur një armë pa leje e tipit Bereta, e kalibrit 9 mm, në pronësi të qytetarit Sh. P. mashkull shqiptar kosovar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Krimteknikës të cilët kanë sekuestruar armën e dyshimtë.

Në lidhje me këtë rast është informuar prokurori kujdestar i Shtetit.