Dy shqiptarët e dënuar me burg të përjetshëm arratisen nga burgu grek

Dy shqiptarët e dënuar me burg të përjetshëm arratisen nga burgu grek

Kronika July 18, 2019 - 22:16
Lexoni detajet

Dy shqiptarë të dënuar me burgim të përjetshëm janë arratisur nga burgu i Halkidikisë në Greqi.

Shqiptarët janë të datëlindjeve 1988 dhe 1986 dhe mediat greke raportojnë se arratisja ka ndodhur më 16 korrik.

Ata nuk janë paraqitur të martën në mëngjes gjatë numërimit dhe menjëherë autoritetet kanë nisur kërkimet.

Shqiptarët vuanin në Greqi dënimet për vrasje.

Administrimi i burgjeve njoftoi autoritetet policore të njëjtën ditë për tu vënë në kërkim të tyre.

Policia ka nisur kërkimet prej të martës, ndërsa janë njoftuar doganat, aeroportetet etj për të parandaluar daljen e tyre jashtë shtetit grek.

Të burgosurit në burgun Bujqësore Kasandra jetojnë gjysmë të lirë, duke u ofruar punë në strukturën e burgut. /Ballkanweb