Arrestohen një shtetas turk dhe një grua shqiptare për trafikim të organeve

Arrestohen një shtetas turk dhe një grua shqiptare për trafikim të organeve

Kronika korrik 18, 2019 - 11:12
Lexo Detajet

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, të dyshuar se kanë kryer veprën penale trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, ndërsa të dyshuarit janë një burrë shtetas turk dhe një grua nga Shqipëria.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, rasti është duke u hetuar nga njësiti i hetimeve të departamenti për krime të rënda i PK’së.