E kërcënon gruan me vrasje, arrestohet burri nga Prishtina

E kërcënon gruan me vrasje, arrestohet burri nga Prishtina

Kronika July 18, 2019 - 11:05
Lexo Detajet

Policia në Prishtinë ka arrestuar një person, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka kërcënuar me vrasje gruan e tij

Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës, ndërkaq policia bën të ditur se i njëjti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.