Plagosën 4 persona me armë, vëllezërit u arrestuan duke drekuar me familjen

Plagosën 4 persona me armë, vëllezërit u arrestuan duke drekuar me familjen

Kronika July 17, 2019 - 22:13
Lexo tjera detaje

Policia ka vënë në pranga gjatë një operacioni të zhvilluar sot dy vëllezër të kërkuar për tentativë vrasjeje e të konsideruar persona të rrezikshëm.

Sipas burimeve, në pranga kanë përfunduar vëllezërit Arben dhe Astrit Seferi si dhe shtetasi Viktor Gjergji.

Arben dhe Astrit Seferi u prangosën në një lokal në zonën e Mamurrasit, ndërsa drekonin me familjarë të tyre.

Ndërkohë raportohet se gjatë arrestimit janë dëgjuar krisma armësh por nuk dihet kush ka qëlluar gjatë operacionit.

Dy vëllezërit në kërkim ishin në një lokal me familjen kur janë arrestuar. Pas ndalimit ata janë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ata akuzohen se 2 vite më parë, në zonën e Laprakës kanë qëlluar në drejtim të një lokali ku ndodhej shtetasi Elion Leka dhe tre të tjerë duke i plagosur, raporton news 24.

Ky i fundit pati deklaruar në polici se pak minuta para ngjarjes kishte pasur një konflikt verbal me dy vëllezërit Astrit dhe Arben Seferi.

Nga të shtënat me armë mbetën të plagosur plagosën 3 shokët e Lekës, të cilët ishin në tavolinë me të por sipas dëshmisë në polici ata kanë thënë se nuk kishin dijeni për sherrin. Vetë shënjestra i shpëtoi vrasjes duke u fshehur por u plagos në shpatull. Prej kësaj ngjarjeje vëllezërit Seferi ishin në arrati.