Dy familje rrihen për një borxh, tetë të arrestuar

Dy familje rrihen për një borxh, tetë të arrestuar

Kronika July 17, 2019 - 14:22
Lexoni detajet

Pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi më 15 korrik, janë rrahur mes veti disa persona nga dy familje në Lipjan, ku janë përdorur mjete te forta.

Policia lidhur me rastin ka arrestuar tetë persona të dyshuar.

Lëndime trupore kanë pësuar një femër dhe një mashkull, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit 5 nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.