Arrestohen dy të dyshuar në Podujevë për organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit

Arrestohen dy të dyshuar në Podujevë për organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit

Kronika July 16, 2019 - 20:17
Lexoni detajet

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (NJRHKEK) në Prishtinë, ka njoftuar sot ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

“Hetuesit e NJRHKEK-Prishtinë, në koordinim me organet e drejtësisë, sot në Fshatin Shakovicë Komuna e Podujevës, nga një lokal dhe një shtëpi, kanë konfiskuar dëshmi relevante që lidhen me kryerjen e veprës penale ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se njëri prej të dyshuarve është pronar i lokalit, ndërsa tjetri punëtor në lokal.

“E. H. viti i lindjes 1998 dhe A. H. viti i lindjes 1996, janë të arrestuarit ndërsa me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit ndalohen për 48 orë në mbajtje .