Aktakuzë për shkak të kërcënimit ndaj Arben Gashit – reagon Gani Dreshaj

Aktakuzë për shkak të kërcënimit ndaj Arben Gashit – reagon Gani Dreshaj

Kronika korrik 16, 2019 - 13:59
Lexoni detajet

Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj ka reaguar pas lajmit se është ngritur aktakuzë ndaj tij, për shkak të një kërcënimi që ky i fundit dyshohet se ja ka bërë deputetit Arben Gashi vitin e kaluar.

Përmes një shkrimi në Facebook, Dreshaj, ka shkruar se nuk ka asgjë për të shkruar më shumë. I njejti po thotë se nëse partia ka ndonjë kërkesë për të, ai është i gatshëm për secilin vendim.

“Jam thellë i bindur se njeriu i fundit që duhet të ia ketë frikën drejtësisë në Kosovës, jam unë”, ka shkruar Dreshaj.

Ndryshe, pak më parë në një prononcim për Express, deputeti i LDK-së, Arben Gashi deklaroi se nuk ka informacione se është ngritur aktakuzë.

Më 18 maj të vitit të kaluar, në Kuvendin e Kosovës deputeti Xhavit Haliti kishte dashur të tregonte forcën e bërrylave e gjoksit, duke e goditur Arben Gashin.

Kjo përleshje fizike kishte ardhur një ditë pasi këta dy deputetë ishin sharë ndërmjet vete me fjalë banale.

Xhaviti kishte goditur me bërryl Gashin, ndërkaq deputetët kishin ndërhyrë për të mos e lënë situatën të eskalojë. Pas Xhavitit në konflikt ishte përfshirë edhe Gani Dreshaj i cili e kishte kanosur Gashin.

Sipas aktakuzës së 31 majit të këtij viti, Haliti akuzohet se ka kryer veprën penale “sulm”, ndërsa Dreshaj për veprën penale “kanosje”.

Prokuroria, bashkë me aktakuzë, ka bërë propozimin që ndaj tyre të shqiptohet urdhër ndëshkimor, në

Ndërsa deputeti Gani Dreshaj, po akuzohet se po të njëjtën ditë, me dashje e kishte kanosur deputetin Gashi, me fjalët “Kom me ta prish fytyrën”. Me këtë fjali prokuroria pretendon se Gashit i është shkaktuar ndjenja e frikës dhe ankthit.

Vepra penale e “sulmit”, me të cilën akuzohet Haliti, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës parasheh një dënim me gjobë ose me burgim deri në tri vite, ndërsa ajo e “kanosjes”, me të cilën ngarkohet Dreshaj, pirashësh një dënim me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.

Ndryshe, neni 493 i Kodit të Procedurës Penale, mundëson që për veprat penale të dënueshme deri në tri vite burgim, të shqiptohet dënimi, pa pasur nevojë të mbahet shqyrtim gjyqësor.

Në bazë të këtij neni, prokurori i shtetit mund të kërkojë shqiptimin e një ose më shumë masave si dënim me gjobë, ndalim të drejtimit të automjetit, urdhër për publikim të aktgjykimit, konfiskim të sendit, vërejtje gjyqësore ose konfiskim të dobisë pasurore të fituar me vepër penale.