Vjedhje në Stanovc të Vushtrrisë!

Vjedhje në Stanovc të Vushtrrisë!

Kronika July 14, 2019 - 10:00
Lexo tjera detaje

Pasditen e djeshme në fshatin Stanovc të Vushtrrisë hajnat kanë hyrë në një shtëpi, ku kanë bastisur një shtëpi dhe kanë vjedhur një pushkë gjuetie.

Sipas Policisë së Kosovës në lidhje me këtë rast është njoftuar prokurori ndërsa rasti vazhdon të hetohet, përcjell “Zëri.info”.

“Fsh. Stanovc i Epërm, Vushtrri 12/13.07.2019-16:00-18:00. Ankuesja femër K/Shqiptare, ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së saj dhe nga aty e kanë vjedhur një pushkë gjuetie, pronë e djalit të saj me leje të skaduar. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim./ZËRI