Gjendet diçka e pazakontë në fshatin Bajgorë

Gjendet diçka e pazakontë në fshatin Bajgorë

Kronika July 13, 2019 - 11:16
Lexoni detajet

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur që dje në fshatin Bajgorë të Komunës së Mitrovicës, banorët kanë hasur në një mjet të dyshimtë, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë Njësiti për Deminim i KFOR-it Amerikan e ka shpërthyer mjetin dhe rasti ka kaluar pa ndonjë incident.

“Fsh. Bajgorë, Mitrovicë 12.07.2019 – 06:00. Raportohet se nga disa persona është hasur në një mjet të dyshimtë. Policia e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë Njësiti për Deminim i KFOR-it Amerikan që e ka bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar pa ndonjë incident”, thuhet në njoftimin 24-orësh të PK-së. /ZËRI