Rikthehet greva e pezulluar e Gjykatave dhe Prokurorive të Kosovës

Rikthehet greva e pezulluar e Gjykatave dhe Prokurorive të Kosovës

Kronika June 25, 2019 - 19:00
Lexoni detajet

Sindikata e Punëtorëve të Judikaturës, ka njoftuar se nga data 1 korrik do të fillojë greva e pezulluar e administratës së Gjykatave dhe Prokurorive të Kosovës.

Përmes një njoftimi për media, sindikata ka bërë të ditur se greva do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave.

“Po iu rikujtojmë edhe një herë lidhur me vendimin e  Kryesisë së Sindikatës së Pavarur të Judikaturës së Kosovës, për aktivizimin e grevës së pezulluar të  administratës së Gjykatave dhe Prokurorive të Republikës së Kosovës,  e cila do fillojë më 1 korrik 2019 dhe do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave”, thuhet në njoftim.