Arrestohen personat që dyshohet se rrëmbyen gruan në Fushë Kosovë, policia jep arsyen e mundshme

Arrestohen personat që dyshohet se rrëmbyen gruan në Fushë Kosovë, policia jep arsyen e mundshme

Kronika June 24, 2019 - 17:27
Lexo Detajet

Janë arrestuar personat që nga një video të publikuar në mediume sot, shiheshin duke e rrëmbyer një grua në Fushë Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur për “Zeri.info” Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Hetimet deri më tani sipas policisë thonë se arsye e asaj ndodhie dyshohet të jetë një mosmarrëveshje familjare.

Njoftimi i plotë

Drejtoria Rajonale e Policise ne Prishtine, sot ka pranuar informaten se ne Fushe Kosove, dy persona te dyshuar kane futur nje grua me force ne nje veture dhe jane larguar nga vendi i ngjarjes.

Kane qene aksioni i shpejte i policise si dhe bashkepunimi i ngushte me qytetaret dhe mediat, reagime keto qe kane rezultuar me identifikimin e shpejte te personave te perfshire ne kete ngjarje, te cilet aktualisht ndodhen ne stacion policor ku po intervistohen.

Hetuesit policor ne koordinim me institucionet kompetente jane duke punuar me qellim te sqarimit te cdo rrethane qe lidhet me kete ngjarje e cila sipas hetimeve te zhvilluara deri tani dyshohet te jete nje mosmarreveshje familjare.