Policia jep detaje për kidnapimin e gruas në Fushë-Kosovë

Policia jep detaje për kidnapimin e gruas në Fushë-Kosovë

Kronika qershor 24, 2019 - 15:39
Lexoni detajet

Gjatë ditës së sotme, dy persona kanë rrëmbyer një grua në Fushë Kosovë.

Një grua në Fushë Kosovë është rrëmbyer nga dy persona ditën e sotme.

Këtë e ka konfirmuar , zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se dy të dyshuarit e kanë futur me forcë në veturë një grua dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë,  posedon informatën se në Fushë Kosovë, dy persona të dyshuar kanë futur një grua me forcë në një veturë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka treguar Ahmeti 

Ajo ka thënë se Policia e Kosovës, aktualisht është duke bashkëpunuar me institucionet kompetente për sqarimin e çdo rrethane.

“Aktualisht në koordinim me institucionet kompetente jemi duke punuar me qëllim të sqarimit të çdo rrethane që lidhet me këtë ngjarje”, ka deklaruar Ahmeti.