Vjedhje e rëndë në Pejë

Vjedhje e rëndë në Pejë

Kronika June 24, 2019 - 10:25
Lexoni detajet

Policia e Kosovës ka njoftuar se në qytetin e Pejës ka ndodhur një vjedhje e rëndë e ku një gruas në shtëpinë e  saj i janë vjedhur stoli ari, transmeton “Zëri.info”.

Policia është duke e hetuar rastin.

“Pejë 23.06.2019-18:00. Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se person/na të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në shtëpinë e saj, ku nga një dhomë e gjumit kanë vjedhur stoli të ndryshme ari. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë. /ZËRI