Humb një 91-vjeçar në Fushë Kosovë

Humb një 91-vjeçar në Fushë Kosovë

Kronika June 23, 2019 - 21:14
Lexo Detajet

Një person i moshës 91-vjeçare ka dalë sot nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Sipas familjarëve, Murat Nura, i lindur në vitin 1928, ka dalë nga shtëpia rreth orës 10 të mëngjesit dhe tani nuk dihet vendndodhja e tij.

Familja tha për klankosova.tv, se dyshohet se i moshuari mund të jetë në Fushë Kosovë ose në Vushtrri për shkak se e kishte përmendur qytetin para se të dilte.

Por, sipas familjes, ata kanë kontaktuar edhe më kushërinjtë e asaj ane të cilët thanë se nuk e kanë parë.

Familja e të moshuarit lut të gjithë njerëzit që nëse e shohin të lajmërojnë në këtë numër 044 – 934 – 208.