Mbytet një i ri në Shëngjin

Mbytet një i ri në Shëngjin

Kronika qershor 23, 2019 - 18:54
Lexo Detajet

Një pushues i moshës së re është mbytur në plazhin e Shëngjinit para pak minutash.

Para pak minutash një pushues nën moshën 20 vjeçare është zhdukur tek plazhi i njohur si ‘Rana e Hedhun’ në Shëngjin.

I riu është i gjinisë mashkullore dhe vjen nga rrethi i Krujës, shoku i tij që e shoqëronte në plazh ka lajmëruar rastin, shkruan Gazeta Metro.

Mirëpo policia e vendit është vonuar më shumë se 2 orë për të dhënë ndihmën e parë dhe për ta gjetur trupin e tij në ujë.

Ekipet e kërkimit janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë kërkimin e trupit të djaloshit të ri nga rrethi i Krujës.