Grabitje e armatosur në Vushtrri
Foto: Ilustrim

Grabitje e armatosur në Vushtrri

Kronika June 23, 2019 - 16:07
Lexo Detajet

Një person ka njoftuar se derisa kishte qenë në shtëpi së bashku me bashkëshorten e tij në Vushtrri, aty kishin hyrë dy persona të panjohur njëri prej tyre me një armë në dorë, dhe nën kërcenim të armës viktimës ia kishin marrë para dhe më pas ishin larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ndërsa rasti është duke u hetuar.