Aksident me 10 të lënduar në Skenderaj

Aksident me 10 të lënduar në Skenderaj

Kronika June 23, 2019 - 14:02
Lexoni detajet

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në Skenderaj.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tre vetura e ku të lënduar mbetën 10 persona, transmeton “Zëri.info”.

Rasti është nën hetime.

“Rr.Azem Bejta, Skenderaj 22.06.2019, 17:16. Është raportuar për një aksident trafiku në mes tri veturave me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dhjetë persona dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë. /ZËRI