Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Graçanicë

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Graçanicë

Kronika June 23, 2019 - 13:51
Lexoni detajet

Një person shtetas i Zvicrës ka humbur jetën dje në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, transmeton “Zëri.info”.

Viktima i cili ishte duke e vozitur një veturë me targa të Maqedonisë së Veriut, humbi kontrollin e veturës me ç`rast edhe u aksidentua.

I njëjti vdiq më vonë pas lëndimeve të rënda.

Policia është duke e hetuar rastin.

“Fsh. Llapnasellë, Graqanicë  22.06.2019 – 04:50.  Raportohet  se në rrugën magjistrale Prishtinë Ferizaj ne afërsi te rrethit  te Marigona vozitësi mashkull Turk Shtetas i Zvicrës derisa kishte qenë  duke e drejtuar veturën me targa të Maqedonisë kishte humbur kontrollin mbi veturën me q ‘rast  ka shkaktuar aksident trafiku dhe kishte pësuar lëndime të  rënda, i cili  pas një kohe të shkurtë si pasoj e lëndimeve ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për  obduksion.  Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë. /ZËRI