Ky është numri i të lënduarve në aksidentin e Pejës

Ky është numri i të lënduarve në aksidentin e Pejës

Kronika June 22, 2019 - 20:22
Lexoni detajet

Në aksidentin e komunikacionit që ka ndodhur në mes dy automjeteve pas orës 18:00 në hyrje të Pejës, në tranzitin e ri të magjistrales Pejë-Prishtinë, kanë mbetur të lënduar katër persona.

Nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë aksident, por mendohet që shkaktarë i parë të jetë shpejtësia.

“4 persona janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, si pasojë e lëndimeve të marra. Oficerët hetues të trafikut janë në vend-ngjarje, dhe po merren me rastin”, thuhet deklaratën e zëdhënësit për media të Policisë Rajonale të Pejës Xhevat Ibra, dhënë për Njeshin.

Njeshi ka pyetur Spitalin Rajonal të Pejës për gjendjen e të lënduarve dhe nga zyra për Informim e Spitalit kanë deklaruar zyrtarisht se bëhet fjalë për tre persona të lënduar dhe që të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

“Janë pranuar tre persona të lënduar nga aksidenti në fjalë. Të tre janë jashtë rrezikut për jetë. Nuk kemi pranuar katër persona, janë tre”, deklaroi për Njeshin Naim Sahiti, zëdhënës i Spitalit Rajonal të Pejës.