Arrestohet një person për organizim të skemave piramidale në Klinë

Arrestohet një person për organizim të skemave piramidale në Klinë

Kronika June 20, 2019 - 12:38
Detajet

Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale për organizimin e skemave piramidale.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:30, në Klinë.

Sipas raportit të policisë, njësitet policore gjatë kontrollit në disa lokale kanë gjetur dhe konfiskuar disa shtëpiza kompjuteri.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.