Shpallet në kërkim nga policia ish-deputeti

Shpallet në kërkim nga policia ish-deputeti

Kronika June 19, 2019 - 12:51
Lexo Detajet

Është shpallur në kërkim nga policia shqiptare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia. Mësohet se Spahia është shpallur në kërkim pas incidenteve të mbrëmshme në Shkodër, ku mbështetësit e opozitës i vunë flakën klasës së shkollës ku do të funksiononte si qendër votimi në zgjedhjet e 30 qershorit.

Brenda klasës ndodheshin materialet e KZAZ-së për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të shfuqizuara nga presidenti Ilir Meta. Protestuesit tentuan të merrnin në kontroll ambientet e KZAZ-së.

Për incidentin e djeshëm janë arrestuar pesë persona nga policia, 14 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.