Aksioni 'Call Center', Policia e Kosovës jep detaje

Aksioni 'Call Center', Policia e Kosovës jep detaje

Kronika June 18, 2019 - 22:36
Lexo tjera detaje

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje për aksionin e sotëm policorë në bashkëpunim me Policinë e Gjermanisë.

Policia e Kosovës, thuhet në komunikatë, në bashkërendim me autoritetet kompetente dhe bazuar në urdhëresën e gjykatës themelore në Prishtinë, ka realizuar një operacion kontrolli/bastisjeje në gjashtë lokacione të ndryshme në qytetin e Prishtinës dhe Ferizajt.

“Operacioni i kontrollit është kryer në bashkëveprim të ngushtë ndërmjet zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe zyrtareve policor nga shteti i Gjermanisë. Operacioni i zhvilluar ka pasur për qëllim gjetjen e dëshmive materiale lidhur me vërtetimin e veprës penale “Pastrim i parave”, të cilën dyshohet ta kenë kryer persona të dyshuar të involvuar. Bastisjet janë kryer në qytetin e Prishtinës në dy lokacione, ndërsa në qytetin e Ferizajt në katër lokacione”, thuhet në komunikatë.

Policia njofton se gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar:

63/foldera me dokumentacione të ndryshme në lidhje me aktivitetin e bizneseve të një kompanie.

“Janë konfiskuar një numër i madh i hard-disqeve të kompjuterëve, USB dhe pajisjeve tjera elektronike të cilat ekspertët e fushës i kanë konsideruar të nevojshme për t’u ekzaminuar”, thuhet tutje.

Janë sekuestruar gjithsej 6296,50 euro

12/orë dore të llojeve të ndryshme si Armani, rolex, festina, fossil, svatsh, boss

Një veturë e tipit Porshe

Një mortor i tipit yamaha

“Me vendim të Prokurorit të prokurorisë speciale të dyshuarve u janë ngrirë të gjitha llogaritë bankare biznesore dhe ato personale. Po ashtu u janë ngrirë 8 parcela tokësore prona të të dyshuarve, këtu hyjnë edhe dy shtëpi banimi të cilat gjenden në lagjen Marigona në Çagllavicë. Pasi të dyshuarit nuk janë gjendur në shtëpitë e tyre, janë urdhëruar që të paraqiten pranë autoriteteve për t’u intervistuar në ditët në vijim”, përfundon njoftimi.