Bie nga lartësia, vdes tragjikisht punonjësja e Njësisë Administrative në Shqipëri

Bie nga lartësia, vdes tragjikisht punonjësja e Njësisë Administrative në Shqipëri

Kronika June 16, 2019 - 20:04
Lexo Detajet

Kjo ditë mund të njihet edhe si e diela e zezë, pas aksidenteve dhe viktimave të shumtë që janë regjistruar sot. Ndërsa një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar, këtë herë në Delvinë, ku një punonjëse e Njësisë Administrative Vergo ka humbur jetën.

Mësohet se viktima është shtetasja, Valentina Kotolloshi, 42-vjeç, e cila ka qenë duke rregulluar një tub uji në fshatin Vergo, kur ka rrëshqitur e ka rënë nga një lartësi rreth 20 metra.

Raportohet se rënia ka qenë fatale për 42-vjeçaren, e cila ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit e kryesisht në kokë, ndërkohë që ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Sarandës.

Trupi i viktimës ndodhet aktualisht në spitalin e Sarandës duke iu bërë ekspertiza mjeko-ligjore, ndërsa bëhet me dije se Kotolloshi është nënë e dy fëmijëve./Shekulli/