Istog, vdes një person pasi rrokulliset me traktor

Istog, vdes një person pasi rrokulliset me traktor

Kronika qershor 15, 2019 - 20:18
Lexoni detajet

Një person ka ndërrua jetë është rrokullisur me traktor në bjeshkët mbi fshatin Uçë të komunës së Istogut.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës.

“Sot rreth orës 14:25 minuta Policia është informuar se një person është rrokullisur me traktor. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur të gjitha njësitet dhe mjeku që e ka konstatuar vdekjen e tij. Viktima është mashkull rreth moshës 60 vjeçare”, ka thënë mes tjerash Rugova. 

Prokurori i rastit ka urdhëruar që trupi i pajetë i personit ti dorëzohet familjes për ceremoninë mortore.