Kosovari nga Lipjani vret gruan e tij në Gjermani

Kosovari nga Lipjani vret gruan e tij në Gjermani

Kronika June 15, 2019 - 17:31
Lexoni detajet

Një 55 vjeçar nga Kosova e ka vrarë gruan e tij pas goditjeve me thikë në një park në qytezën Künzell të Gjermanisë të premten.

Gruaja u plagos aq keq nga goditjet me thikë sa që vdiq në operacionin emergjent, shkruan mediumi lokal Hessenschau në Gjermani.

Gruaja 52-vjeçare u qëllua me thikë në një parking të veturave të premten pasdite.

Zyrtarët policorë e gjetën kosovarin në makinën e tij. Ai ishte pranë gruas së tij të plagosur rëndë. Ai u arrestua pa rezistencë, tha policia e Osthessen në një deklaratë të premten.

Gruaja 51-vjeçare u dërgua në emergjencë dhe vdiq gjatë operacionit emergjent. /Insajderi