Përleshje fizike në LDK-në e “Kodrës së Trimave”, dy militantë të arrestuar
Dy militantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në “Kodrën e Trimave” janë arrestuar nga policia e Kosovës pas një përleshje fizike që kishin mes vete gjatë procesit të zgjedhjes së kryetarëve të degëve dhe nëndegëve të LDK-së, raporton Zëri.info.
Një përleshje fizike ka ndodhur vetëm pak minuta më parë mes militantëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Kodrën e Trimave.
Sipas burimeve të Zëri.info kjo përleshje ka ndodhur mes militantëve të kësaj partie.
Pas kësaj, patrulla të shumta të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ku edhe kanë hasur në rezistencë me këta militantë.
Policia ka arritur t’i arrestojë dy persona.
Zëri.info ka provuar të kontaktojë edhe me policinë e Kosovës, mirëpo deri tani nuk kanë konfirmuar asgjë për këtë rast.
Kujtojmë, se edhe gjatë ditës së djeshme në degën e LDK-së në lagjen “Mati 1” është raportuar për një përleshje derisa po mbahej Kuvendi Zgjedhor./ZERI