Personi që plagosi Met Elshanin, shëtitet lirshëm pas arratisjes nga QKUK-ja (FOTO)

Personi që plagosi Met Elshanin, shëtitet lirshëm pas arratisjes nga QKUK-ja (FOTO)

Kronika qershor 14, 2019 - 20:55
Lexoni detajet

Më datën 17 Maj të këtij viti, ishte plagosur menaxheri i label-it ‘On Records’, Met Elshani.

Reagimi i shpejtë i Policisë së Kosovës, kishte bërë që katër të dyshuarit lidhur me ngjarjen të arrestohen disa minuta pas plagosjes në lagjen Lakrishtë të Prishtinës, përderisa ishin në një taksi duke shkuar për në Fushë-Kosovë.

Pasi kishin parë policinë, të dyshuarit kishin provuar të ikin përsëri por plani iu kishte dështuar.

Njëri nga të arrestuarit, ishte edhe Adhurim Lepaja i cili gjithashtu kishte marrë një plagë gjatë përleshjes.

Adhurimi ishte person i njohur për Policinë e Kosovës, pasi që dyshohej edhe për vepra të tjera kriminale

E për shkak të plagës së marrë, i dyshuari në fjalë ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ku edhe ruhej nga gardianët.

Edhe pse në masë të paraburgimit, Adhurim Lepaja kishte arritur që të arratisej nga spitali pasi që dyshohet se gardianët që kujdeseshin për të, pas konsumimit të pijeve që iu kishin shërbyer, kishin rënë në gjumë, duke i dhënë hapësirë kështu të dyshuarit të ikte nga Klinika Ortopedike.

Policia kishte njoftuar opinionin se të dy zyrtarët policor ishin shoqëruar për në stacion për të zbardhur rastin se si erdhi deri tek arratisja e të dyshuarit kryesor, përderisa të dy ishin suspenduar nga detyra.

Në anën tjetër, edhe pas arratisë, Adhurim Lepaja nuk duket se e ka problem të lëvizë lirshëm nëpër Prishtinë.

Në një foto të siguruar nga Ballkani.info, Adhurimi shihet me një femër, duke pushuar në një park të Prishtinës.

Fotoja është postuar në ‘story’ të rrjetit social Instagram.

“I kom do shokë kriminela… Me kqyr ashtu ata që e kan knu kangën ky djem i ka krejt hahaha”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë të postuar nga vajza në fjalë

Image