Për një ditë 45 aksidente në Kosovë, prej tyre dy me viktima
Foto: Ilustrim

Për një ditë 45 aksidente në Kosovë, prej tyre dy me viktima

Kronika qershor 13, 2019 - 08:58
Lexo tjera detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në vend kanë ndodhur 45 aksidente trafiku.

Prej tyre, dy kanë qenë me fatalitet, 19 me të lënduar si dhe 24 pa lëndime në njerëz, përcjellë Indeksonline.

Po ashtu, në këtë periudhë, policia ka bërë të ditur se ka shqiptuar 703 tiketa trafiku për kundërvajtësit në trafik.

Tutje, në 24 orë, Policia e Kosovës ka arrestuar 19 persona, 14 I ka dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit.