Vdes 12-vjeçarja në QKUK pasi u shkel nga traktori

Vdes 12-vjeçarja në QKUK pasi u shkel nga traktori

Kronika qershor 11, 2019 - 22:03
Lexo tjera detaje

Një vajzë rreth moshës 12-vjeçare nga Lipjani ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas lëndimeve që kishte marrë në një aksident trafiku.

Në QKUK kanë treguar për Express se vikama ishte aksidentuar nga një traktor pak orë më parë.

“Viktimën e ka shkel traktori pak orë më parë dhe aksidenti ka ndodhur në një fshat të Lipjanit”, kanë treguar në QKUK.

Ndërkaq, sipas mjekëve të QKUK-së 12-vjecarja kishte arritur në emergjencë pa shenja jetë.

“Tek ne ka ardhur pa shenja jeta. Ka qenë e lënduar rëndë dhe nuk ka mundur tu mbijetoi plagëve që ka marrë”.

Në QKUK thonë se tashmë trupi i viktimës është dërguar në obduksion për t'i vërtetuar shkakqet e vdekjes.

Ndryshe për "Zërin" rastin e këtij aksidenti e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

"Sot rreth ores 19:00 kemi pranuar informaten per nje aksident trafiku ne fshatin Vershevc te Lipjanit. Ne aksident kane qene te perfshira nje biciklete dhe nje mjet bujqesor(traktor). Si pasoje e aksidentit lendime te renda trupore ka pesuar ngasesesja e bicikletes (femer 2006). E njejta eshte derguar per tretman mjekesor ne QKUK, nga ku jemi njoftuar se rreth ores 20:00, ka nderruar jete.Ngasesi i mjetit bujqesor me urdher te Prokirorit te shtetit eshte derguar ne mbajtje. Me rasti po merret njesiti i trafikut", tha Flora Ahmeti për "Zërin".