Aksident i rëndë në Lipjan, ka të lënduar!

Aksident i rëndë në Lipjan, ka të lënduar!

Kronika qershor 11, 2019 - 21:30
Lexo tjera detaje

Është lënduar një femër nga një aksident i ndodhur sot në fshatin Vershavc të Lipjanit, raporton "Zëri.info".

Zyrtarja për informin në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë për "Zërin" se ky aksident ka ndodhur në mes një biçiklete dhe një mjet bujqësor (Traktor).

Sipas saj ngasësja e biçikletës ka marrë lendime trupore ku është dashur të marr tretman mjekësor në QKUK.

"Sot rreth ores 19:00 kemi pranuar informaten per nje aksident trafiku ne fshatin Vershevc te Lipjanit. Ne aksident kane qene te perfshira nje biciklete dhe nje mjet bujqesor(traktor). Si pasoje e aksidentit lendime te renda trupore ka pesuar ngasesesja e bicikletes (femer 2006). E njejta eshte derguar per tretman mjekesor ne QKUK, nga ku jemi njoftuar se rreth ores 20:00, ka nderruar jete.Ngasesi i mjetit bujqesor me urdher te Prokirorit te shtetit eshte derguar ne mbajtje. Me rasti po merret njesiti i trafikut", tha Ahmeti për "Zërin".