Rrahje ne mes nxënësve dhe arsimtarëve në një shkollë të Vushtrisë

Rrahje ne mes nxënësve dhe arsimtarëve në një shkollë të Vushtrisë

Kronika qershor 10, 2019 - 19:18
Detajet

Rreth orës 15:23 policia ka pranuar një informacion për një rrahje në fshatin Landovicë, ku dyshohet se 3 persona janë përfshirë në një rrahje ndërmjet nxënësve dhe arsimtareve të një shkolle nga Vushtrria e cila ishte në ekskursion.

“Policia ka intervenuar menjëherë dhe ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndaluar të dyshimtit dhe për momentin është duke kryer procedurat e intervistimit në polici. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti po vazhdon të hetohet për shkaqet për të cilat ka ndodhur incidenti i rrahjes.”, ka bërë të ditur policia.