Flet babai i 4 vjeçarit kosovar që vdiq tragjikisht në Zvicër

Flet babai i 4 vjeçarit kosovar që vdiq tragjikisht në Zvicër

Kronika May 27, 2019 - 13:04
Lexoni detajet

Asman M. babai i 4 vjeçarit që vdiq tragjikimisht ka folur për dhimbjen e humbjes së djalit të tij, i cili ishte fëmija i tij i vetëm.

Ai ka dhënë një video intervistë për të gazetën zvicerane Blick, ch, ndërsa ka treguar në këto ditë të vështira për të, ka marrë mbështetje të madhe nga familjarët, miqtë dhe shumë qytetarë që po vijnë ta ngushëllojnë.

Me dhimbje të madhe, që s’mund ta fshehte, ai ka thënë “Kanë ardhur enkas që të më ngushëllojë”.

Ai gjithashtu ka thënë se s’do të dëshironte që ndonjë fëmijë tjetër ta kishte fatin si të djalit të tij, prandaj do ta vendos një gardhë, në vendin ku 4 vjeçari ka rrëshqitur duke rënë në përrua për vdekje,

“Është vend i rrezikshëm. S’dua t’i ndodhë ndonjë fëmije tjetër, e të pësojë si djali im”.

Asmani s’mund të fliste para kameres, ndërsa përgjigjet e tij ishin të prera dhe me gjysmë zëri. Trupi i djalit të tij, Zenelit ndodhet ende në institutin e mjëkësimi ligjore dhe pritet që varrimi të bëhet nesër.