Lirohen nga akuzat mjekët e dyshuar për trafikim organesh

Lirohen nga akuzat mjekët e dyshuar për trafikim organesh

Kronika May 26, 2019 - 23:02
Lexo Detajet

Tre mjekët të cilët u arrestuan mëngjesin e së premtes nën dyshimin për transplantim të kundërligjshëm të qelizave dhe organeve njerëzore, sot janë liruar nga këto akuza.

Dy mjekë të Spitalit “Sirona” dhe një mjek i Spitalit Amerikan në Prishtinë të cilët u arrestuan pra dy dite nga Policia e Kosovës, Gjykata Themelore e Prishtinës i ka lënë të lirë.

Avokati, Besnik Berisha ka treguar për Insajderin se Gjykata ka hedhur poshtë si të pa bazuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për tre mjekët.

“Dy mjekë të Spitalit “Sirona” dhe një mjek i Spitalit Amerikan në Prishtinë, janë ndaluar nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, te premten me datën 24 maj 2019. Sot, me datë 26 maj 2019, Gjykata Themelore në Prishtinë ka rrëzuar si të pabazuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për mjekët e ndaluar dhe që te tre janë lënë të lirë me vendim të Gjykatës”, ka thënë Berisha.

Policia e Kosovës kishte zhvilluar një aksion në mëngjesin e herësh të datës 24 maj të këtij viti ku kishte arrestuar dy mjekët e spitalit “Sirona”, spital ky i gjendet në Çagllavicë.

Ndërsa mjeku tjetër i cili po të njëjtën ditë është arrestuar është mjek në Spitalin Ameriknë në Prishtinë.

Të tre të mjekët akuzoheshin për transplantim të kundërligjshëm të qelizave dhe organeve njerëzore.