10 ditë nga zhdukja e Hetem Dedajt – Familjarët japin detaje nga hetimet

10 ditë nga zhdukja e Hetem Dedajt – Familjarët japin detaje nga hetimet

Kronika May 26, 2019 - 19:19
Lexo Detajet

Sot janë bërë 10 ditë nga momenti kur Hetem Dedaj, doli nga banesa e tij në Podujevë, për t’u zhdukur pa gjurmë.

Gjatë këtyre ditëve, as Policia e Kosovës, e as familjarët e Dedajt, nuk kanë arritur që të marrin as të vetmen shenjë, se ku mund të ndodhet 45 vjeçari nga fshati Buricë, por që jeton në qendër të qytetit të Podujevës.

Hetem Dedaj, të enjten e 16 majit, ishte nisur si zakonisht për në Prishtinë, ku tek vendi i njohur si “Xhamia e Llapit”, së bashku me shumë persona tjerë, kërkonin çdo ditë punë – si punëtorë fizikë.

Pamjet që janë siguruar nga kamerat e një biznesi në Podujevë, shihet Hetemi, teksa hip në autobusin e linjës Podujevë-Prishtinë.Ky është edhe momenti i fundit, kur atij i dihet tashmë vendndodhja dhe drejtimi se nga është nisur.