Konfirmohet ekstradimi i personit me rrezikshmëri të lartë, Leutrim Latifit

Konfirmohet ekstradimi i personit me rrezikshmëri të lartë, Leutrim Latifit

Kronika maj 24, 2019 - 21:01
Lexoni detajet e fundit

I dyshuari për disa vjedhje të rënda në Kosovë, Leutrim Latifi, është arrestuar në Mal të Zi dhe tashmë është ekstraduar në Kosovë.

Lajmin për ekstradimin e e Latifit e ka konfirmuar për Gazetën Express ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

“Po, është ekstraduar”, ka thënë shkurt Tahiri.

Policia e Kosovës vitin e kaluar pati zbuluar identitetin e tre personave të dyshuar për disa vjedhje, Leutrim Latifi, Kastriot Shala e Ridvan Ademi, ndërsa thoshte se këta persona janë me rrezikshmëri të lartë.

Më 9 maj të këtij viti ishte arrestuar Kastriot Shala në Hajvali derisa gjendej në një veturë të tipit Golf 7, kurse gjatë arrestimit ishte në posedim të një arme të cilën e kishte në veturë. Bashkë me Shalën ishin arrestuar edhe dy persona me të cilët ai ishte bashkë.

Shala, bashkë me Latifin e Ademin, kërkoheshin që nga tetori i vitit të shkuar për disa raste të grabitjeve.