QKUK: Gardianët përgjegjës për të burgosurit edhe në spital

QKUK: Gardianët përgjegjës për të burgosurit edhe në spital

Kronika May 24, 2019 - 16:11
Lexoni detajet e fundit

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka reaguar lidhur me ikjen e një të burgosuri nga spitali.

QKUK me këtë rast njofton se përgjegjësia për të burgosurit i takon gardianëve të Shërbimit Korruektues të Kosovës edhe kur të burgosurit janë të shtrirë në spital.

Tutje në njoftim thuhet se sa i përket dhomave të sigurta, është formuar një komisioni me përfaqësues nga QKUK, Shërbimi Korrektuese dhe përfaqësues nga Departamenti Shëndetësor i Burgjeve që vepron në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, e që pritet të bëjnë zgjidhje.

I burgosuri ka ikur nga Reparti i Ortopedisë në orët e hershme të mëngjesit.