Aktakuzë ndaj një inspektori në Prizren, dha pëlqim të kundërligjshëm për një biznes të lojërave të fatit

Aktakuzë ndaj një inspektori në Prizren, dha pëlqim të kundërligjshëm për një biznes të lojërave të fatit

Kronika May 24, 2019 - 15:40
Lexoni detajet e fundit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet F.G., në cilësi të personit zyrtar si Inspektor i Tregut, pranë Drejtorisë së Inspektorateve të Komunës së Prizrenit, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri F.G., duke shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare, i ka tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër dhe me atë rast me dashje shkel ligjin lidhur me detyrat e tij.

Kështu, i pandehuri F.G., në kundërshtim me Ligjin për Lojërat e Fatit, ka dhënë pëlqimin për ushtrimin e veprimtarisë, biznesit për lojëra të fatit “G.P.”, për njësinë në Prizren, e cila njësi është në afërsi 300 metra afër objektit fetar – Xhamisë.  Me këtë, biznesit në fjalë i sjell dobi duke i’a aprovuar kërkesën dhe duke e lejuar ta ushtrojë veprimtarinë e tij në këtë njësi deri me datë 28.07.2017 kur Divizioni për lojërat e fatit i ATK-së e mbyll këtë veprimtari.

Me këto veprime, i pandehuri F.G., ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar “ nga neni 422, parag. 1 lidhur me parag. 2.1 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë