Digjet shtëpia ku kishte banuar e vrara nga burri, Valbona Marku-Ndrecaj

Digjet shtëpia ku kishte banuar e vrara nga burri, Valbona Marku-Ndrecaj

Kronika May 23, 2019 - 23:30
Lexoni detajet

Sonte pas orës 21:00 është përfshirë nga flakët shtëpia ku ka banuar Valbona Marku-Ndrecaj e cila muaj më parë u vra bashkë me të bijën nga bashkëshorti i saj.

“Në ora 21:20 të datës 23.05.2019 stacioni policor në Gjakovë ka marr informacion se është duke u djegur shtëpia e braktisur ku kanë banuar më parë familja e Valbona Marku Ndrecaj. Të gjitha njësitë relevante kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe zjarri është lokalizuar shumë shpejtë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

“Policia ka iniciuar rastin po ashtu eksperti i zjarreve do të dalë me  raport mbi shkakun e zjarrit. Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve të stacionit policor në Gjakovë”.