Plagoset rëndë një person në Pejë

Plagoset rëndë një person në Pejë

Kronika May 23, 2019 - 23:07
Lexoni detajet

Një i ri është plagosur rëndë sonte rreth orës 20:00 në qytetin e Pejës.

Ai ka pësuar plagë nga mjeti i mprehtë – thika, gjatë përleshjes që ka ndodhur në mes të disa të rinjve në rrugën “Zahir Pajaziti”.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 20:05 policia ka pranuar një informatë se në emergjencën e spitalit të Pejës gjendet një person i therrë nga thika. Policia i është përgjigjur vendit të ngjarjes, aty ku viktima është plagosur. Rasti ka ndodhë në rrugën “Zahir Pajaziti” ku pas një përleshje mes disa të rinjve, viktima është plagosur rëndë me thikë. Për shkak të gjendjes së rëndë ai është dërguar në QKUK në Prishtinë nga Spitali Rajonal i Pejës”, ka thënë Rugova.

“Personi i dyshuar është arrestuar nga policia”.