Vdes i burgosuri i Dubravës, vuante nga një sëmundje e rëndë

Vdes i burgosuri i Dubravës, vuante nga një sëmundje e rëndë

Kronika May 22, 2019 - 18:50
Detajet

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur edhe një tjetër i burgosur i burgut të Dubravës.

Disa ditë më parë kishte ndërruar jetë edhe një tjetër i burgosit si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Ndërsa sot ka vdekur edhe një tjetër person i moshës 54 vjeçare me inicialet GJ.P, shkruan lajmi.net.

I ndjeri akuzohej për veprën penale; Vrasje e rëndë.

Ky është njoftimi i plotë i SHKK:

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se, sot më  22 maj 2019, rreth orës 15:40, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri,  me inicialet Gj. P, i lindur më 1965.

I burgosuri, rreth orës 14:50 është dërguar më urgjencë  në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.

Gjatë vuajtjes së dënimit,  i njëjti ka qenë i vendosur në stacionarin e QK Dubravë dhe për një periudhe të gjatë kohore ishte duke u trajtuar me terapi, po vuante  nga sëmundja e kancerit, për çka ishte i shtrirë disa herë  edhe në QKUK .

Gj. P akuzohej për Veprën  Penale; Vrasje e rënd.

Sipas ligjit, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion.