Një muaj paraburgim për Currin dhe tre të tjerë, lirohet Hashimi

Një muaj paraburgim për Currin dhe tre të tjerë, lirohet Hashimi

Kronika May 21, 2019 - 17:07
Lexoni detajet

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarve për fajde.

Ismet Osmani, Ilir Bojku, Adil Thaçi dhe Mentor Maqanit ia ka caktuar një muaj paraburgim ndërsa i dyshuari Rrahim Hashimi është liruar nga akuzat.

Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë arsyet e bazuara se të pandehurit po të gjendeshin në liri, do të pengonin rrjedhën e procedurës penale duke fshehur, ndryshuar ose falsifikuar provat e veprës penale si dhe duke ndikuar në të dëmtuar dhe në dëshmitarë, po ashtu Gjykata ka konstatuar se duke u bazuar në mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, peshën e veprës penale, karakteristikat personale të pandehurve, si dhe sjelljet e tyre të mëparshme, ashtu që nëse të pandehurit qëndrojnë në liri do të mund të përsërisin veprën e njëjtë apo të ngjashme penale.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.