Rrëfimet rrëqethëse, të shkruara nga gratë viktima të dhunës seksuale në luftën e fundit

Rrëfimet rrëqethëse, të shkruara nga gratë viktima të dhunës seksuale në luftën e fundit

Kronika May 20, 2019 - 21:38
Lexo Detajet

Rrëfime tronditëse të grave të përdhunuara: Ishin përdhunuar deri në 13 herë gjatë ditës nga ushtarët serb.

Letrat përmbajnë përjetimet e tmerrshme të grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

Nëpër rreshta ato tregojnë për mizorinë që serbët bënë ndaj tyre.

Ata nuk zgjodhën vend e as mënyra për të kryer aktet e dhunimit.

Në rrëfimet tronditëse, gratë e dhunuara gjatë viteve 1998-1999, rrëfejnë ditët më të vështira të jetës së tyre.

Një nga to, me anë të shkronjave tregon mënyrën se si ishte dhunuara ajo dhe shumë gra të tjera më të.

Ajo rrëfen se si nën kërcënimin e armëve, ushtarët serb i dhunuan në mënyrën më të tmerrshme, shkruan T7.

Madje si pasojë e këtyre akteve barbare, ajo thotë ketë probleme të rënda shëndetësore.

Një tjetër grua, thotë të jenë dhunuar nga 13 herë në ditë nga ushtarët e Serbisë.

Ajo rrëfen se sa të vështirë e ka për të shkruar për ato ditë.

Aq të tmerrshme ishin ato çaste për 13 femrat nga Kosova, sa njëra nga to tregon të kenë kërkuar të vriteshin nga serbët.

Një grua tjetër, e dhunuar nga serbët, thotë që së bashku me të, janë dhunuar edhe disa gra të tjera.

Ushtarët serb nuk kishin zgjedhur as gjininë.

E njëjta grua tregon që po në atë vend ishte dhunuar edhe një burrë.

Vetëm në këtë qytet të Kosovës u dhunuan mbi 130 femra gjatë luftës.